“Të shkarkohet prapë trajneri po humbëm nesër”, Dabulla thumbon Tiranën: Trajnerin më të mirë shqiptar e kemi të pezulluar, imagjinoni ku kemi arritur

Rezart Dabulla është i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, ku ka folur për ekipin e tij të zemrës, Tiranën. Ish-futbollisti i bardhebluve ka kritikuar klubin për shkarkimin e Orges Shehit, që sipas tij është trajneri më i mirë i kampionatit shqiptar. Dabulla thumbon Tiranën dhe shprehet se nëse Shehi u shkarkua për dy humbje, atëherë edhe trajneri aktual duhet të shkarkohet në rast humbjeje kundër Egnatias.

“Po të humbasi nesër Tirana, duhet të shkarkohet prapë trajneri. Me rregull treshi kështu i bie, me dy humbje. Unë di që trajnerin më të mirë të mundshëm shqiptar, që është akoma në kampionatin shqiptar, ne e kemi në shtëpi. Është pushim, është i pezulluar. Nuk trajnon. Imagjinoni se ku kemi arritur. Para dy vitesh doli kampion, vitin e shkuar doli nënkampion me pikë të barabarta me ekipin që doli kampion, që ishte Partizani. Tani unë këtë pres. Meqë po ndjekim këtë rregull, ky rregull le të vazhdojë të ndiqet”, ka thënë Rezart Dabulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *