“Lojtarët e mëdhenj luajnë disa pozicione“, Silvinjo prek edhe çështjen Muçi: E pashë nga afër dhe shënoi dy gola, dua t’i gjej pozicionin e duhur

Shqipëria mori sot një tjetër fitore nën drejtimin e Silvinjos. Kuqezinjtë mposhtën Bullgarinë me shifrat 2-0 në “Air Albania”. Miqësorja është dominuar nga ekipi ynë kombëtar, që konfirmon edhe një herë formën e mirë që po gëzon në këtë vit kalendarik. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”.

Silvinjo: “Lojtarët e kuptuan menjëherë, nuk ka ndeshje miqësore. Ky është shpirti i kësaj skuadreje. Ku është pozicioni i Cunit? Unë them gjithmonë që lojtarët e mëdhenj mund të luajnë në disa pozicione. Ai është lojtar shumë interesant me fizikalitet, i gjatë. Mund të luajë në qendër, mund të luaj në krahë, sepse është lojtar shumë i zgjuar.

Jam absolutisht i kënaqur nga të gjithë lojtarët që hynë në fushë. Kjo ndikon pikërisht në rritjen e skuadrës, paraqitja e të 23 lojtarëve, jo vetëm e atyre që ishin në fushë. Ndihem mirë në Shqipëri. Jemi afër një objektivi shumë të rëndësishëm për Kombëtaren e Shqipërisë, por asgjë nuk ka mbaruar. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Ka shumë energji këtu në Shqipëri. Hahet mirë. Njerëzit të falenderojmë dhe të japin një përqafim. Kjo është shumë e bukur. Jam shumë i kënaqur.

Muçin shkova e pashë në Poloni dhe ai shënoi 2 gola. Është një djalë mjaft i mirë. Dua t’i gjej pozicionin e duhur. Luaj në skemë tjetër te Legia, por është  shumë i aftë dhe mund të përshtatet edhe me skemat tona”.

Laçi: “Jam gjithmonë gati kur më thërret Kombëtarja. Mendoj që kështu duhet të jenë të gjithë lojtarët. Jam i kënaqur që shënova. Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, për ne ishte si një ndeshje zyrtare. Tani na presin ndeshje më të vështira për të vazhduar në Europian. Më pëlqen të jem lojtar ‘box to box’. Por të tjera detyra më kërkon trajneri i Spartës së Pragës, të tjëra më kërkon Silvinjo. Unë thjesht bëj ato që më kërkojnë. Me shokët e skuadrës pas humbjes me Çekinë kam folur. U kam thënë: ‘Mos u mërzisni. Kështu është në futboll, jo gjithmon fiton. Sepse këtë herë do të shkoj unë në Europian, nuk do të shkoni gjithmonë ju’“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *