Shqipëria do të luajë kundër Bullgarisë ditën e sotme, duke nisur nga ora 18:00. Silvinjo ka vendosur të shfrytëzojë këtë miqësore për t’i dhënë hapësira lojtarëve që kanë pasur më pak minuta gjatë këtyre kualifikueseve. Trajneri brazilian ka bërë 5 ndryshime në tërësi nga ndeshja e fundit kundër Çekisë. Mihaj, Balliu, Laçi, Muçi dhe Uzuni janë lojtarët që do ta nisin titullar miqësoren ndaj Bullgarisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/