“Kartoni i kuq vrau ndeshjen, shqiptarët nuk bënë shumë deri atëherë”, kapiteni i Çekisë: I kërkoj falje tifozëve

Shqipëria mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Republikën Çeke mbrëmjen e djeshme dhe tashmë Lufton për një pikë për të prerë zyrtarisht biletën për në Gjermani. Kapiteni i çekëve ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka vënë theksin te goli i anulluar për ta në pjesën e parë. Sipas tij, ai moment e vrau ndeshjen. Soucek-u e mbyll fjalën e tij me një falje për tifozët çekë.

“Ne lamë gjithçka në fushë dhe na vjen keq për mënyrën se si doli. Goli i anulluar? Unë shkova menjëherë për ta parë dhe ai tha se VAR-i po kujdeset për të. Unë thashë: ‘OK, videoja do të bëjë llogaritë’. Në fund arbitri na tha se ishte një dorë e qëllimshme, pra një karton i dytë i verdhë. Le të vizatojë secili fotografinë e vet. Na vjen keq. Ky moment thjesht e vrau ndeshjen.

Ka edhe arsye të tjera përse e humbëm ndeshjen. Por duke barazuar një me një, jemi kthyer në ndeshje. Deri atëherë shqiptarët nuk kishin shumë, vetëm një gjuajtje nga distanca, ne kontrolluam topin. Por sigurisht që nuk mund të fajësojmë gjithçka, duhet të kishim shënuar gola të tjerë.

I falënderoj (tifozët), sepse iu desh të bënin një rrugë të gjatë për të na mbështetur. Ne donim të jepnim më të mirën për ta dhe t’u jepnim një fitore, gjë që nuk ndodhi. Prandaj u kërkoj falje atyre”, ka deklaruar Tomas Soucek-u./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *