Armando Broja ka ngjallur interes të çmendur në Itali. Sulmuesi shqiptar ka pasur ofertë nga Milani në merkaton e verës, por Chelsea e refuzoi pasi beson ende te Broja.
Sipas raportimeve të ardhura nga Italia, është edhe Interi që e pëlqen së tepërmi Brojën. Zikaltërit mund të futen në garë për transferim duke zhvilluar derbin e Milanos për lojtarin e Shqipërisë. /Sport Ekspres/