Armando Broja e ka nisur nga minuta e parë me Chelsea-n edhe pas rikthimit të sulmuesit kryesor, Jackson. Ky i fundit është projektuar për të qenë titullar, por do të ketë konkurrencën e lojtarit të Shqipërisë.
Në pjesën e parë kundër Burnley e mbyllur me shifrat 1-1, paraqitja e Brojës nuk ka qenë shumë pozitive. Sulmuesi ka arritur vetëm në një moment që të lërë mbrapa tre lojtarë, por e ka paksa të vështirë që të shkëpusë topin nga vetja për pasim deri në momentin që kundërshtari ia merr.
Por edhe në aspektin fizik, Broja nuk dukej shumë i përfshirë në lojë, me mungesë energjie dhe pa i bërë shumë presion kundërshtarëve. Pochetino u detyrua që ta linte shqiptarin në dhomat e zhveshjes duke aktivizuar menjëherë Jakson në pjesën e dytë. /Sport Ekspres/