“Kënaqësi që kemi Brojën në Kombëtare”, Silvinjo: Tifozët krenohen dhe thonë ‘kjo është Kombëtarja ime’, lojtarët e stolit e dinë që përfaqësojnë kombin

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke në mbrëmjen e 12 tetorit. Një sfidë vendimtare që do të përcaktojë shumë sa i përket kualifikimit të dy Kombëtareve në Euro 2024. Trajneri Silvinjo është paraqitur sot në konferencën për shtyp, ku ka shuar kureshtjet e gazetarëve në lidhje me listën e lojtarëve të grumbulluar si dhe në lidhje me përballjen me Çekinë.

“Praktikisht kemi një grumbullim shumë të ngjashëm me atë të shkuarin. Me ndryshimin që ka dalë Roshi dhe ka ardhur Broja. Janë lojtarë që ne i shikojmë gjatë fundjavës. Lojtarët vijnë të karikuar dhe ne po mendojmë vetëm për këtë ndeshje. Nuk shqetësohem për asgjë, as për Europianin e as për të ardhmen e lojtarëe. Jo, jo. Nuk mendoj për asgjë. Jam i lumtur që lojtarët luajnë në skuadra të mira dhe shënojnë. Janë lojtarë të rëndësishëm. E thashë edhe para ndeshjes me Poloninë, që ata kanë një ekip të mirë, por edhe ne kemi lojtarë po aq cilësorë. Duhet të shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin e duhur.

Abrashi është një lojtar i rëndësishëm për grupin tonë. Por siç e thashë në ndeshjen e parë, kemi nevojë për centimetra. Për këtë arsye kemi bërë zgjedhjen për Gjasulën. Konkurrenca është e fortë, por ne i dimë shumë mirë vlerat e Abrashit. Është një lojtar i fortë.

Ndryshe nga në klub, ne nuk kalojmë shumë kohë me lojtarët. Për këtë arsye për ne është e rëndësishme që të bëjmë këtë punë, të shkojmë të takojmë lojtarët në klubet e tyre. Jam i kënaqur me takimet. Të gjithë e kanë të qartë që kemi ardhur deri në këtë pikë të kualifikueseve duke djersitur shumë, duke dhënë shpirtin në fushë. Ne trajnerët thjesht i tregojmë rrugën, që arrihen duke dhënë shpirtin në fushë. Gjithashtu edhe tifozët na kanë ndihmuar shumë. Lojtarët janë të vetëdijshëm se etëdijshëm se çfarë tifozët presin nga ata.

Llogaritë do të bëhen në nëntor. Është një ndeshje e vështirë dhe e ekuilibruar. Në këtë moment nuk bëhen llogari. Nëse ia arrijmë në nëntor, atëherë do të bëjmë llogaritë nëse na duhet kjo apo ajo. Ka një atmosferë shumë të mirë. Kam kampionë në skuadër. Kam njerëz të fortë që mund të bëjnë diferencën. Por llogaritë do t’i bëjmë në nëntor. Fakti që lojtarët luajnë dhe japin asist e shënojnë është e bukur. Për mua është luks të kem sa më shumë lojtarë të tillë. Nuk kam 11 lojtarë, kam 25 dhe ata e kanë kuptuar mirë këtë gjë.

Është e vërtetë që kjo skuadër të argëton, por ka një pjesë tjetër më të rëndësishme, loja pa top. Ne jemi një skuadër që vrapon shumë, luftojmë shumë. Edhe lojtarët që janë në stol e dinë që përfaqësojnë gjithë kombin. Tifozët janë krenarë dhe thonë: “Kjo është Kombëtarja ime”. Ne nuk e kontrollojmë dot entuziasmin jashtë, por nga brenda po. E dimë që është një ndeshje e rëndësishme dhe kemi tre finale. Çekia nuk ka asnjë humbje dhe është një skuadër shumë fizike, e fortë dhe e strukturuar.

Do të jetë një ndeshje tjetër nga e para. Janë dy skuadra që i shikojnë pikat e forta dhe të dobëta. Mendoj që do të jetë një lojë e bukur, me shumë tranzicione të shpejta dhe ku do të shpenzohen shumë energji.

Kemi qenë në Londër. Kam folur me lojtarin. Chelsea ka punuar shumë mirë me të. Ishte një dëmtim i rëndë që nga dhjetori. U kthye dhe madje edhe shënoi. E kemi ndjekur lojtarin. Është shumë kënaqësi që e kemi Brojën në Kombëtare. Forca e këtij ekipi nuk është një, apo dy a tre lojtarëve, por është e të gjithë grupit. Këtë e kanë kuptuar mirë. Por ndihemi mirë që një lojtar i tillë rikthehet në grup. Do flasim me të, këmi 2-3 seanca stërvitore dhe do të shohim situatën. Kemi edhe Cikalleshin, i cili pësoi një dëmtim dhe tani është rikthyer me ekipin. Të shohim në vazhdim.

Për ne është bukur që të shohim që tifozët duan të shikojnë Kombëtaren. Fakti që të gjtihë duan të vijnë në stadim tregon që lojtarët kanë dhënë shpirtin në fushë. Unë me biletat, 0. Do të vijë bashkëshortja dhe kaq. E kuptoj batutën, por nuk e kam pasur mendjen te biletat.

Kur nisëm punën pas Polonisë e kishim mendjen 100% te Çekia. Por kemi edhe ndeshjen me Bullgarinë. Kam ndjekur Muçollin. Më pëlqen shumë. Një lojtar mëngjarash, të cilin e ndjek prej 6 muajsh. Por nuk mund të merrja lojtarë të rinj në një ndeshje kaq të rëndësishme si ajo me Çekinë. Kemi grumbulluar 25 lojtarë, 2 më shumë se sa limiti. Por do të shohim pas kësaj ndeshjeje. E di që ka lojtrë shumë të mirë edhe në Stamboll. Jo një, por disa”, ka deklaruar Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *