Brajan Gruda është filizi i ri shqiptar që po rritet në elitën e futbollit europian. Lojtari 19-vjeçar debutoi pak kohë më parë me Majncin, ndërsa sot shënon edhe golin e tij të parë në futbollin profesionist.
Karriera e tij si futbollist ka nisur me një perlë nga distanca. Gruda lëshoi një predhë nga jashtë zone në minutën e 24-t të takimit, duke i çuar shifrat në 1-1 kundër Borusia Monshengladbahut. Aktualisht, 19-vjeçari është pjesë e moshave të Kombëtares së Gjermanisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/