Antverpi nuk ia doli të fitonte pikën e parë në Ligën e Kampionëve. Kampionët e Belgjikës gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës, teksa Arbnor Muja zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të. 30 minuta më vonë Balikvisha dyfishoi shifrat, por në pjesën e dytë ndodhi përmbysja e madhe e Shaktjorit të Donjetskut.
Sikani në minutën e 48 dhe të 76 dhe Rakitski në të 71-tën përmbysën rezultatin në 2-3. Antverpi pati rastin e artë në minutë ne 97, kur arbitri akordoi 11 metërsh për ta. Pranë topit shkoi veterani i mbrojtjes, Tobi Alderveireldi, i cili gaboi duke e gjuajtur topin jashtë portës së ukrainasve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Antwerp have missed a last minute penalty!!!!!
WHAT A GAME!
Shakhtar WIN 3-2 after being 2-0 down!
Unbelievable pic.twitter.com/B07KSYb67b
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) October 4, 2023