Silvinjo ka disa lehtësime para ndeshjeve të Shqipërisë. Shumë dyshime kishte për Sokol Cikalleshin, që sipas të gjitha gjasave pritet që të jenë në listën e Kombëtares në përballjet kundër Çekisë dhe Bullgarisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, lojtari është kthyer nga dëmtimi dhe ndodhet në stërvitje me ekipin. Tani mbetet të shihet nëse Cikalleshi do të aktivizohet në ndeshjen kundër Hatayaspor, por shanset janë të mëdha për të qenë pjesë e ekipit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/