Karriera e Andre Onanës ka marrë një rrjedhë të papritur këtë sezon. Portieri kamerunas spikati së tepërmi vitin e shkuar në radhët e Interit, por në verë vendosi të vishte fanellën e Manchester United-it. Kur të gjithë prisnin shkëlqimin e tij, e kundërta ndodhi.
Aventura e tij me “djajtë e kuq“ nisi me një gol të pësuar që nga mesfusha dhe ka vazhduar me gafa të shpeshta. Një tjetër gabim i pafalshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Champions League. Në momentin kur ndeshja kundër Galatasaray-t ishte në baraspeshë 2-2, Onana bën një pasim tërësisht të pasuar në afërsi të zonës. Gardiani kamerunas i fali topin kundërshtarit, çka detyroi më pas Casemiro-n të shkaktonte penallti dhe të dilte nga loja me karton të kuq.
Fatmirësisht, penalltia nuk u shndërrua në gol. Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes, Icardi i dërgoi shifrat në 2-3 me anë të një goli ku Onana mund të kishte bërë më tepër. Duke parë gabimet e njëpasnjëshme të portierit 27-vjeçar, ndoshta te Interi ndihen të lumtur që kanë arritur ta shesin dhe të përfitojnë një shifër të konsiderueshme parash prej tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The Onana mistake that led to Casemiro’s red card ?? and Penalty ? #tenhag #mount #arsenal #martinez #rashford #Justice4Mohbad #apologynotaccepted #onana #amrabat pic.twitter.com/a4hBiTWmTO
— Fero Blogger ? (@BloggerFero) October 4, 2023