Dinamo-Vllaznia ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Skuadrat gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e dytë të takimit, pasi 45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura. Ishte Bekim Balaj ai i cili kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 51-të. Sulmuesi shkodran u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe shënoi kështu golin e tij të 6 për këtë sezon.
Por Dinamo i prish festën Vllaznisë në minutat e fundit. Blutë e kryeqytetit kthyen sërish baraspeshën në minutën e 84-t, kur Patrik Bardhi e dërgoi topin në rrjetë. Dinamovitët pretendojnë edhe për një 11 metërsh pak minuta më pas, por arbitri ndëshkon Zabërgjanë me kartonin e dytë të verdhë për shkak të simulimit. Rezultati në fund shënon 1-1 dhe skuadrat largohen nga “Elbasan Arena“ me vetëm një pikë të fituar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/