Sytë e të gjithë sportdashësve shqiptar sot në mbrëmje do të kthehen nga Londra. Armando Broja do të jetë titullar në sfidën e sotme në Premier League kundër Fulham-it. Kjo do të jetë ndeshja e tij e parë si titullar që pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi thuajse një vit më parë.
Pochettino ka vendosur t’i besojë Brojës mbrëmjen e sotme, teksa ka zgjedhur ta aktivizojë nga minuta e parë. Një lajm mjaft i bukur ky edhe për Silvinjon, i cili do të ketë në dispozicion një sulmues si Broja në formën e duhur për sfidën ndaj Çekisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/