“Trajneri ka detyrë të çojë ekipin deri para porte“/ Gazetari debaton në studio: Po golin kush do ta bëjë, unë?

Analiza e humbjes së Partizanit ka shkaktuar debat në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora News“. Vangjel Mile është shprehur se detyra e trajnerit është që të çojë ekipin përpara porte, por nuk mban përgjegjësi nëse lojtarët nuk shënojnë. Por ideja e tij është kundërshtuar nga prezantuesi i emisionit. Altin Sulçe është shprehur se trajneri ka për detyrë të gjejë edhe lojtarët e duhur që të shënojnë. Sipas tij, mungesa e golit është përgjegjësi e trajnerit, së cilës ky i fundit nuk mund t’i shmanget.

Mile: “Trajneri ka si detyrë ta çojë ekipin deri përpara porte. E përgatit ekipin me daljet, e me të gjitha. Golin nuk e bën trajneri”.

Sulçe: “Jo, jo. Trajneri e ka për detyrë ta çojë topin në rrjetë zotëri. Unë dua rezultatin”.

Mile: “Jo, jo, absolutisht. Topin në rrjetë duhet ta çojnë vetë. Cara, Grezda dhe Taipi me shokë, liderat”.

Sulçe: “Mos e lër atë lojtar, gjej lojtar tjetër. Gjej mënyrën. Ta krosojnë me korne dhe ta çojnë topin me kokë në rrjetë. Ai është trajneri. Të shënojë golin dhe të mos pësojë golin. Si qenka kjo, që ta çosh deri te porta dhe mos ta çosh topin në rrjetë? Mos e fut pra atë lojtar. Një herë, dy herë, tre herë, shiko për një tjetër. Po golin kush do ta bëjë? Unë do ta bëj golin?”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *