Skënderbeu ka marrë një fitore të madhe kundër kampionit të fuqi të Superiores, Partizanit. Korçarët ia kanë dalë që të triumfojnë me shifrat 1-0 falë golit të shënuar nga ana e Rashicës në minutën e 82. Një penallti e shkaktuar nga Kocijan dhe Rashica nuk e kishte të vështirë që të mposhte Hoxhën.
Para një stadium të stërmbushur, korçarët arrijnë që të marrin tre pikë me shumë vlerë duke shkuar në vendin e dytë pas Partizanit. Një nga më të mirët e takimit ishte edhe portieri i Skënderbeut, Alia, që ka zbuluar edhe njëherë tjetër tatuazhin e tij në përfundimin e takimit. /Sport Ekspres/