“I gjuan me shuplakë dhe shkelma, lojtarëve u pëlqen”! Gatuso fillon punën si trajner te Marseja, kthen shkollën e vjetër në futbollin modern

Gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike me AC Milan, Gennaro Gattuso ishte i njohur si një njeri shumë i ashpër, i cili rrallë ishte i gatshëm për një shaka. Këtë qëndrim e transferoi në karrierën e tij si trajner dhe kjo nuk u pëlqen fare disa futbollistëve. Në vetëm pak ditë lojtarët e gjigantit francez Marseille u njohën me metodat e egra të punës së trajnerit italian, por këtë herë u prit pozitivisht mes tyre.

Gjatë stërvitjes, Gattuso-s i pëlqen të godasë me shuplakë dhe shkelma lojtarët, në formë përgëzimi. Madje sipas asaj që raporton L’Equipe, shpatullat e shumë lojtarëve skuqen vazhdimisht nga goditjet e Gattusos. Por të gjithë lojtarëve të Marsejës po u shijon ky stil pune nga ana e trajnerit të tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *