Berat Gjimshiti vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm te Atalanta. Mbrojtësi shqiptar e nisi nga minuta takimin kundër Veronës, atje ku ekipi nga Bergamo fitoi me shifrat 0-1. Por kjo fitore ishte disi me shije më të veçantë për Gjimshitin.
Kjo pasi flitej për fitoren e 100 që Berati ka marrë me fanellën e Atalantës. Jo pak, por 100 fitore të festuara me këtë fanellë, duke treguar qartë eksperiencën që ka marrë ky futbollist në Serinë A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/