Marvin Cuni nuk po gjen shumë minuta me Frosinonen në Serinë A. Teksa erdhi nga liga e tretë në Gjermani, talenti shqiptar e pa veten menjëherë si titullar në përballjen kundër Napolit, kampionit të Serisë A.
Paraqitja e Cunit ishte jo e mirë dhe më pas filloi aktivizimi nga stoli, duke hyrë në fushë mesatarisht për 10 minuta.
Në ndeshjen e djeshme, Marvini u aktivizua në minutën e 82 atje ku ka dhënë dritë jeshile. Cuni ishte shumë i impenjuar, po i vendoste shumë në vështirëai mbrojtësit kundërshtar dhe po karikonte shokët e ekipit. /Sport Ekspres/