Lajm i keq për Kombëtaren, Myrto Uzuni lë fushën i dëmtuar në minutën e 38

Një lajm i keq ka ardhur për Kombëtaren shqiptare mbrëmjen e sotme. Myrto Uzuni ka lënë fushën përpara kohe në ndeshjen që Granada është duke luajtur kundër Real Betisit. Sulmuesi nga Berati ka luajtur për vetëm 38 minuta në këtë takim.

Uzuni është dëmtuar gjatë ndeshjes dhe trajneri është detyruar ta zëvendësojë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë gjendja e lojtarit pas kryerjes së testeve mjekësore. Vlen të theksohet se në datë 12 tetor Shqipëria luan një sfidë vendimtare në “Air Albania” kundër Çekisë dhe mungesa e Uzunut do ta ndërlikonte edhe më shumë situatën e kuqezinjve, duke qenë se edhe Cikalleshi është i dëmtuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online