Kristjan Asllani ka dhënë një rrëfim për mediat italiane ku ka folur për periudhën e transferimit te Interi. Mesfushori shqiptar i gëzohet faktit se është pjesë e ekipit për të cilin ka bërë tifo që në vegjëli.
“E kujtoj ende ndeshjen e parë me Interin, e shoh ende videon e asaj ndeshje. Emocioni më i madh është kur kthehem pas dhe kuptoj se çfarë kam bërë në gjithë këto vite, tani e gjej veten në San Siro.
Si një tifoz i Interit, kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. U rrita me Interin, më kujtohej ende finalja e Champions League në 2010, isha me babain tim në një lokal dhe kemi brohoritur shumë, e pabesueshme. Kur u zyrtarizova te Interi, në të njëjtën ditë mora edhe patentën, ishte emocion i dyfishtë”, tha Asllani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/