A do të luajë titullar nesër? Pochetino flet për Armando Brojën: Jo, vetëm 20, 25 ose 30 minuta mundet…

Armando Broja është rikthyer në fushën e blertë me Chelsea-n. Sulmuesi e Shqipërisë luajti për disa minuta në ndeshjen kundër Aston Vilës. Ndërkohë në mbrëmjen e nesërme, londinezët do të përballen me Brighton në EFL Cup.

Por ishte vetë Pochetino që zyrtarizoi vendimin e tij për ta nisur me Brojën nga stoli. “Jo, Broja nuk është ende gati për ta nisur nga minuta e parë. Unë mendoj se ai po e ndihmon ekipin dhe po bën mirë, por kërkon kohë që të jetë në gjendje për ta nisur si titullar. Mendoj se 20, 25 ose 30 minuta mund ta ndihmojë ekipin, por nuk është ende gati”, tha Pochetino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *