“Jam nga Kosova, me gjak shqiptari”! Albioni ia bën të qartë në Rumani: Do festoj me shqiponjë sa herë të shënoj

Albion Rrahmani realizoi dy gola dhe dha një asist në fitoren e Rapid Bukuresht kundër Cluj, me shifrat 3-1.

Sulmuesi festoi me shqiponjë dhe ia bëri të qartë në mediat rumune se do të festojë gjithmonë në këtë mënyrë.

“Unë jam nga Kosova, me gjak shqiptari. Do të festoj me shqiponjë sa më shpesh të mundem. Inkurajoj edhe lojtarët e tjerë shqiptarë që të festojnë kështu”, u shpreh Rrahmani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *