Në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” ka pasur një moment debati për skemën e Superiores. Mired Reçi dhe Xhevdet Zekaj kanë pasur mendime të ndryshme rreth mënyrës sesi elita e futbollit shqiptar do të nxjerrë fituesin e kampionatit. Më poshtë mund të ndiqni edhe debatin e plotë, teksa Reçi që ndodhet afër Tiranës theksoi se kjo skemë i dëmton bardheblutë, por Zekaj që në këtë rast mbron interesat e Egnatias, flet të kundërtën.
Mired Reçi: “I gjithë kampionati ka rënë në përgjumje edhe për shkak të skemës. Mund të dali një ekip në vend të parë, me 20 pikë diferencë dhe me një ndeshje teke në Final 4 do të përmbyset gjithçka. Pastaj ty të rroftë që mbajte kryesimin për 36 javë. As tifozi nuk e shijon ndeshjen kështu”.
Xhevdet Zekaj: “Skema është menduar që në ato ndeshje finale, të afrohen shumë tifozë, të tërheqi audiencën maksimale”.
Mired Reçi: “Ti mbase nuk e ndien te Egnatia, por ne te Tirana e ndiejmë pasi kemi pasur nga 3000-4000 tifozë, tani po vijnë 300 veta”.
Xhevdet Zekaj: “Po pretendohet që në ato finalet e fundit, shuma ekonomike që do të ndihmojë klubet do të jetë shumë e madhe, FSHF pretendon mbi 1 milionë euro. Lufta do të jetë shumë e madhe dhe konkurrenca po ashtu”.
Mired Reci: “Ku është meritokracia këtu, që ti kryeson kampionatin për .36 javë dhe pastaj e humbet titullin”.
Xhevdet Zekaj: “Tregoje kundër Partizani në ndeshje direkte se kush është më i miri ,atje tregoje”.
Mired Reci: “Në një ndeshje të rreh edhe Egnatia, në një ndeshje të rreh edhe Laçi”
Xhevdet Zekaj: “Egnatia të rreh në të gjitha ndeshjet”.
Mired Reci: “Ou sa kohë që do Egnatia ta rrahi Tiranën në të gjitha ndeshjet, edhe Kupën mezi e morët me 10 lojtarë”.