Xhevdet Zeka ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, ku ka diskutuar për kampionatin shqiptar. Gazetari i njohur ka thënë se Zekiçi e ka gjetur skuadrën gati në momentin që ka ardhur në krye të Partizanit, ndërsa trajneri i Dinamos po e krijon ekipin nga e para.
“Zekiçi erdhi dhe gjeti qershinë mbi tortë. Asnjë blerje. Skuadër shumë e mirë, kampione. Ka një staf të shkëlqyer, duke qenë se unë jam afër Partizanit. Di Biaxho nuk gjetu skuadër të bërë. Zekiçi e gjeti skuadrën të bërë. Di Biaxho e gjeti bukë misri, po bën skuadër. Do kohë. Di Biaxho punon, i ka të gjitha. Ka grintën, ka personalitet, ka një staf të mirë”, ka thënë Xhevdet Zeka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/