VIDEO/ I çmendur! Ardian Ismajli mori dorezat e Berishës dhe i hoqi golin e sigurt Interit, media italiane: A ju duket rastësi që Empoli e pësoi sa iku Ismajli?

Një super ndeshje kanë zhvilluar lojtarët shqiptarë në përballjen e sotme mes Empolit dhe Interit. Tre lojtarë shqiptarë e nisën nga minuta e parë te Empoli, Berisha, Ismajli dhe për herë të parë e nisi si titullar, Shpendi.

Ismajli ka hequr një gol të sigurt në minutën e 9, ku si të ishte një portier në vend të Berishës, hoqi sferën që po shkonte në rrjetë. Në minutën e 51 do të largohej nga fusha për një dëmtim dhe në aksionin e parë, Di Marco realizoi një super gol.

Sipas Tuttomercatoweb, Ismajli ishte më i miri i takimit dhe meriton notën 7. “Për aq kohë sa ishte në fushë, ishte më i miri. Berisha pësoi një gol sapo Ismajli doli. A është një rastësi? Sigurisht që goli ishte meritë e madhe e cilësive të Di Marcos, por për 50 minuta Ismajli ishte më i miri në fushë dhe hoqi një gol të sigurt në pjesën e parë dhe e mbajti mirë Lautaron”, shkruan Tuttomercatoëeb.

Nga krahu tjetër Berisha ka marrë notën e dytë më të lartë te Empoli, 6.5. Sa i përket performancës së Stiven Shpendit, sulmuesi vlerësohet me notën 6, një mesatare e mirë në këtë provë të vështirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *