Robert Leëandoëski nuk është më si më parë, është në formën më të dobët! Kështu u shprehën shumë specialistë të futbollit përpara se Polonia të vinte në Shqipëri, ndërsa ndeshja në Air Albania e tregoi se ky lojtar ishte si një hije që vetëm shëtiste fanellën në fushë.
Por nëse shohim statistikat e fundit të Leëandoëski-t janë të frikshme. Në 12 ndeshjet e fundit, sulmuesi ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Një asist kundër Cadiz, një gol kundër Villareal, një gol kundër Osasunës, dy gola kundër Ishujve Faroe, asgjë kundër Shqipërisë, një gol dhe dy asist kundër Betis, një gol dhe asist kundër Anteërp dhe dy gola kundër Celta Vigo. Këto janë 12 ndeshjet e fundit të Leëandoëski-t, atje ku vetëm Shqipëria arriti që ta bllokojë në 90 minuta. /Sport Ekspres/