Aurelio Andreaxoli ka folur në prag të sfidës me Interin. Trajneri i ri i Empolit është pyetur ndër të tjera edhe për talentin shqiptar, Stiven Shpendin. Andreaxoli ka thënë se e ka parë me vëmendje dhe i pëlqen së tepërmi sulmuesi i Kombëtares U21 të Shqipërisë.
“I kam parë mirë dhe më pëlqejnë që të dy (Shpendi dhe Kambiagi). Nuk i kam përfunduar ende intervistat individuale, nga këto del jashtë sinqeriteti i syve, gjendja familjare… Jam ekstremisht i kënaqur për momentin”, ka deklaruar Aurelio Andreaxoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/