“Tirana të motivon”, Deliallisi flet si fitues: Nuk ka pse të ndihemi inferiorë, lojtarët i kryen në perfeksion detyrat

Erzeni ka mposhtur Tiranën në ndeshjen e parë të javës së pestë të “Abissnet Superiore”-s. Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” përfundoi me shifrat 1-0 në favor të shijakasve. Goli i vetëm u shënua në minutën e 17 dhe mban autorësinë e Maliqit. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore“ në  “MCN TV“.

Deliallisi (Erzeni): “Tirana është një emër që të motivon. Komplimente lojtarëve për sakrificën, është e gjitha meritë e tyre. Sa e vështirë është të menaxhoj katër mbrojtësat? Të katër mbrojtësat janë shumë të fortë, edhe pse ka vetëm dy vende. Formacioni fitues nuk mund të ndryshojë. Konkurenca është e fortë dhe konkurenca vetëm sa i zhvillon dhe i përmirëson. Lojtarët i kanë kryer detyrat deri në perfeksion. I kërkova që të kishin personalitet, nuk ka pse të ndihemi inferior“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online