Ishte mungesa e rëndësishme e Granadës, Myrto Uzuni nuk shfaqet në seancën stërvitore të skuadrës

Myrto Uzuni shqetëson stafin e Grandaës. Sulmuesi shqiptar ishte mungesa e rëndësishme e bardhekuqve në seancën e sotme stërvitore. Klubi spanjoll zhvilloi paraditjen e sotme stërvitjen në kuadër të ndeshjes që e pret në fundjavë kundër Las Palmasit, në të cilën nuk ishin të pranishëm tre lojtarë.

Përpos Vajehos dhe Rubios, edhe Uzuni nuk ishte pjesë e grupit gjatë seancës. Sulmuesi nga Berati u ushtrua në palestër veçmas skuadrës si pasojë e disa shqetësimeve që kishte ndjerë. Mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë thjesht me një shqetësim kalimtar, apo paraqitet një situatë serioze për 28-vjeçarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online