Edi Rama ka dhënë pak orë më parë një njoftim të rëndësishëm për sportistët shqiptar. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije se tashmë legjislacioni i vendit tonë i jep mundësinë lojtarëve që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportë shqiptare edhe përpara moshës 18-vjeçare.
“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, ka njoftuar Edi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/