Tashmë mund të thuhet se Armando Broja e ka lënë përfundimisht pas dëmtimin e tij. Sulmuesi shqiptar tashmë i është bashkuar grupit për stërvitje me kohë të plotë për fazën e rikondicionimin. Lajmin e përcjell vetë klubi Chelsea përmes faqes së vetë zyrtare.
Skuadra angleze ka përditësuar tifozët me gjendjet shëndetësore të lojtarëve të dëmtuar, ku konfirmon se Broja, së bashku me Badiashile-n, kanë nisur stërvitjen me kohë të plotë për fazën e rikondicionimit. Kjo fazë shërben për lojtarët që të rimarrin formën e tyre pas dëmtimit, por shmanget intensiteti i lartë, në mënyrë që të mos ndodhë përsëritja e dëmtimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/