Ekskluzive/ 5 gola dhe 2 asist në 5 ndeshje! Silvinjo nuk ndalet me risi, gati të ftojë edhe lojtarin e Shqipërisë që po shkëlqen në Suedi

Silvinjo vazhdon që të tregojë se i ndjek me vëmendje të gjithë futbollistët shqiptarë në Europë, madje edhe ato emra të cilët tifozët shqiptarë i kanë harruar. E tregojë me Jasir Asanin dhe po vazhdon që ta dëshmojë me të tjerë elemente.

Sport Ekspres mëson se përveç Marvin Cunit që mund të ftohet për ndeshjet e tetorit, është edhe Arbnor Muçolli si ide për t’u ftuar në këto dy takime. Trajneri brazilian mund t’i jap hapësirë këtyre lojtarëve veçanërisht në përballjen kundër Bullgarisë, e cila vlen si miqësore për të provuar elementet e rinj.

Por sa i përket Mucollit duhet theksuar fakti se po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës në Suedi. Pavarësisht se ekipi i tij, Goteborg, ndodhet në vendin e 11 në elitën e Suedisë, Mucolli ka arritur që të shënojë 5 gola dhe të jap 2 asist në 5 ndeshjet e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online