VIDEO/ E kishin pritur për 10 vite këtë çast, tifozët e Real Sociedadit ishin mrekullia e Champions-it

Për të parë fuqinë e vërtetë të futbollit ndonjëherë duhen parë ekipet “e vogla”. Aty shpeshherë dallohet edhe dashuria dhe pasioni i madh i tifozëve për skuadrën dhe për lojën. Këto ndjesi u transmetuan pastër mbrëmjen e djeshme, kur stadiumi “Anoeta” gumëzhinte nga këngët dhe brohorimat e tifozëve.

Real Sociedadi befasoi Interin që në minutat e para të ndeshjes, duke ndezur edhe më shumë zjarrin e tifozerisë së tyre. Të gjithë me ngjyrat simbol të klubit dhe të kapur krahë për krahë me njëri-tjetrin kërcejnë në ajër në shkallët e stadiumit, duke ofruar një pamje mbresëlënëse. Real Sociedadi kishte 10 vite që nuk merrte pjesë në grupet e Champions-it, çka e bën edhe më të madh pasionin e tifozerisë për të mbështetur skuadrën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *