Kristjan Asllani u vu në aendër të kritikave nga opinioni sportiv pas atij barazimi 1-1 kundër Real Sociedadit. Por në mbrojtje i ka dalë Sandro Sabatini. Gazetari italian ka thënë në “Radio Radio” se Asllani e bëri të tijën në këtë ndeshje, por 10 shokët e tij të skuadrës nuk e bënë të tyren. Sipas tij i gjithë ekipi i Interit luajti dobët dhe meritonte humbjen ndaj Real Sociedadit.
“Simpati ndaj Asllanit, i cili bëri gjënë e tij në një ndeshje ku dhjetë bashkëlojtarë nuk bënë të tyren. Ai e gjeti veten në këtë vorbull presioni dhe Interi nuk e pa kurrë topin. Është e qartë se nëse Lautaro Martinez shënon një gol, qoftë edhe me shumë fat, në fund sjell një barazim që në përgjithësi duket më i bukur dhe më i pranueshëm. Por Interi nuk e meritoi barazimin”, ka thënë Sandro Sabatini./Sport Ekspres/