Kristjan Asllani luan sot, pas shumë kohësh, nga minuta e parë me fanellën e Interit. Inzagi ka hequr dorë nga vendimi i tij për ta lënë në stol, duke e aktivizuar titullar në ndeshjen e sotme kundër Real Sociedad-it, e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe kanë publikuar rreshtimet me të cilat do të synojnë fitoren. Në vend të Calhanoglusë gjendet emri i Kristjan Asllanit, që më në fund ka shansin të dëshmojë gjithë vlerat e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/