Silvinjo është trajneri i momentit në Shqipëri. Rezultatet fantastike të marra me Kombëtaren kanë sjellë entuziazmin e madh te shqiptarët, teksa së fundmi ky teknik arriti që të grumbullonte katër pikë në ndeshje si ato kundër Çekisë dhe Polonisë.
Në një intervistë të fundit në EuroNeës me gazetaren Sidorela Gjoni, Silvinjo zbuloi jo pak detaje interesante. “Armand Duka është një profesionist i vërtetë, nuk bëhet fjalë kurrë për ndërhyrje në lojtarë. Kur erdha te Shqipëria, më bindi fakti se FSHF më dha të gjitha kushtet e duhura për të punuar dhe njëkohësisht pjesa që flisni shumë mirë edhe italishten. Për mua është e rëndësishme që lojtarët të më kuptojnë njëherë në gjuhën time, komunikimin tim direkt, më pas me përkëthyes.
Unë zgjedh që të kem 4-5 kapiten në ekip, jo një lider, nuk jam ai tip trajner. Kjo pasi kur kam ndonjë problem në ekip ose kur dua të përçoj një ide timen në fushë, e flas me 4-5 lojtarë dhe më pas nga ata e kam shumë më të lehtë që i gjithë ekipi të marrë mesazhet e duhura.
Broja? Do të ikim në Londër këtë javë për të folur me klubin e tij dhe lojtarin. Nëse do të jetë gati 100% në gjendje maksimale, do ta marrim për ndeshjen kundër çekëve. Në të kundërt jo, nuk duam të dëmtojmë as shëndetin e Brojës dhe as marrëdhëniet e tij me Chelsea-n.
Broja është shumë afër për t’u kthyer, por ende jo në 100% e tij. Do të vendosi shumë takimi që ne do të bëjmë në Londër. Ajo që më befasoi më shumë ishte sjellja e lojtarëve në ndeshjen e parë kundër Polonisë, ishim fantastik. Lojtarë nga Superiorja për Kombëtaren? I ndjekim me vëmendje, Rrapaj, Hadroj, por edhe Redi Kasa, po e shohim”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/