Polonia ka zyrtarizuar trajnerin e ri në ditën e sotme. Kjo Kombëtare ishte një javë pa trajner pas asaj humbje nga Shqipëria në Tiranë, ku u vendos që të shkarkohej edhe trajneri më i paguar i viteve të fundit, Santos.
Pak më parë është zyrtarizuar edhe trajneri i ri, Michal Probierz. Ky teknik ka drejtuar shumë ekipe polake më herët dhe së fundmi ishte në drejtimin e Shpresave, të Polonisë U-21. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/