Zbulohet ekipi i Premier League që kërkon në huazim Armando Brojën, po luftojnë me Liverpulin për Europa League

Koha po kalon dhe gjithmonë e më tepër afrohet rikthimi i Armando Brojës në fushën e blertë. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Chelsea në miqësoret përgatitore për sezonin e ri. Duket se lojtari i Kombëtares duhet të kalojë një tjetër provë, këtë herë me Pochetinon.

Ky i fundit do të marrë drejtimin e Chelsea dhe Broja duhet ta bind për të qenë pjesë e londinezëve në sezonin e ardhshëm. Nëse Pochetino nuk e ka në planet e tij, mediat në Britani zbulojnë interesimin e parë.

Brighton kërkon huazimin e mundshëm të Armando Brojës. Kjo skuadër ndodhet në vendin e gjashtë në kampionat dhe po lufton me Liverpulin për të marrë vendin e pestë. Megjithatë të dyja këto vende të ofrojnë biletën për në grupet e Europa League dhe qëllimi kryesor i Brighton është të mos parakalohet nga të tjerët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *