Interi po marshon në mënyrë të pandalshme drejt fundit të sezonit. Zikaltrit kanë marrë sot fitoren e 7 radhazi në të gjitha kompeticionet. Ekipi i drejtuar nga Inzagi ka mposhtur Sasuolon me shifrat 4-1. Romelu Lukaku ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 41-të dhe e mbylli atë me golin e shënuar në minutën e 89. Dy golat e tjetë të Interit janë shënuar nga Tresoldi (autogol në minutën e 55’) dhe Lautaro Martinezi (58).
Në krahun tjetër për Sasuolon shënuan Henrike (63) dhe Fratesi (77). Me këtë firore Interi hedh një hap të sigurt drejt pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Zikaltrit ndodhen në vendin e tretë në renditje, me 66 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
BIRTHDAY BOY ROMELU LUKAKU, WHAT A GOAL! pic.twitter.com/58MVhHeoe2
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) May 13, 2023