Egnatia është padyshim përralla e bukur e këtij sezoni në Superiore. Kjo skuadër ka arritur në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe ndodhet në vendin e tretë të kampionatit. Të gjithë po bëhen gati në Rrogozhinë për të nisur aventurën e tyre në Europë.
Përpos stadiumit komod dhe rezultateve fantastike të arritura, te Egnatia po fillojnë të mendojnë edhe për imazhin e tyre mediatik. Gazetari i njohur Xhevdet Zekaj pritet që të jetë zëri i kësaj skuadre. Megjithëse ende asgjë nuk është zyrtarizuar nga vetë klubi, por Egnatia do të ketë paraqitje tjetër edhe në daljet e saj publike. /Sport Ekspres/