Jurgen Çelhaka ka nisur të shpërblehet për punën e tij. Ish-lojtari i Tiranës u tregua i duruar që nga momenti kur u bë pjesë e Legias dhe në javët e fundit ka marrë vazhdimisht minuta në fushën e lojës. Ndërkohë sot, Jurgen Çelhaka do të zbresë titullar me ekipin polak.
Legia e Varshavës ka përdorur imazhin e mesfushorit shqiptar për të publikuar formacionin zyrtar të përballjes kundër Jagiellonias. Në fushën e lojës do të jetë prezent nga minuta e parë edhe Ernest Muçi, i cili po kalon një sezon mjaft të mirë me skuadrën kryeqytetase./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sk?ad Wojskowych ? #LEGJAG
Centrum meczowe ?? https://t.co/fjHIaSsflF pic.twitter.com/fZowl81NrO
— Legia Warszawa ? (@LegiaWarszawa) May 12, 2023