Tjetër trukim i pastër në Serbi që dallohet në baste! Vendi i fundit e kishte koeficientin 1.08 për të fituar, vendi i parë e kishte 40

Serbia është gjithmonë në kryeqendër të vëmendjes nëse bëhet fjalë për trukim të ndeshjeve. Pavarësisht se UEFA i ka tërhequr vëmendje këtij shteti, lufta e tyre ndaj fiksimit të rezultateve nuk ka sjellë ndonjë përparim të madh.

Rasti i fundit ka ndodhur dje, teksa Mladost GAT u përballë kundër Kolubara në elitë. Në Serbi kemi një ndarje të kampionatit teksa gjysma e fundit e renditjes përballet me njëra-tjetrën për të përcaktuar ekipet që bien nga elita.

Kështu Mladost GAT ndodhej në vendin e fundit të renditjes, por me pikë të përafërta me skuadrat e tjera dhe fitoren e kishte detyrim. Nga krahu tjetër vendi i parë i tabelës së ekipeve që luajnë për zonën e rënies nga kategoria, por vendi i 9 në tabelën e përgjithshme, Kolubara, e kishte siguruar prej kohësh mbijetesën, por luante vetëm për të “respektuar” kampionatin.

Sasia e madhe e parave të hedhura për fitoren e Mladost GAT solli disa koeficiente tërësisht të pazakonta në baste. Fitorja e Mladost GAT i vendit të fundit u kuotua me 1.08-1.12, ndërsa suksesi i Kolubara u kuotua me 21-40 koeficent. Në fund, sigurisht ishte Mladost që fitoi me rezultatin 1-0 dhe kaloi në vendin e 14, duke ngjitur dy pozicione. /Sport Ekspres/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *