Milan-Inter është gjysmëfinalja e Champions League që ka ngjallur interesin e sportdashësve nga e gjithë bota. Një sezon i pazakontë i turneut më të rëndësishëm në Europë ka sjellë përballjen e dy ekipeve me histori të madhe në këtë fazë vendimtare para finales.
Themi e pazakontë pasi Milan dhe Interi nuk kanë zhvilluar sezonin e tyre më të mirë, nisur nga rezultatet e marra në Serinë A. Sipas “Tuttosport”, deri tani ka pasur gati një milion interesime për bileta nga e gjitha bota që të jenë në stadium për të parë Milan-Inter. /Sport Ekspres/