FOTO/ Fanella që Asllani do të mbajë veshur sezonin e ardhshëm, publikohet uniforma e re e Interit

Firma “Nike“ ka përfunduar dizajnin e fanellës së re të Interit. Në media kanë nisur të qarkullojnë uniformat e reja të klubit italian për sezonin 2023/2024, të cilën do ta veshë edhe Kristjan Asllani. Fanella e parë e Interit është e përbërë nga ngjyrat simbolike të klubit, ato zikaltër. Jaka do të jetë rrethore dhe ngjyrë blu, ndërsa pjesa e përparame e fanellës do të jetë e përbëra nga shirita vertikal me ngjyrat e zeza dhe blu.

Ndërkaq, stema, logoja e “Nike“-ut dhe e “Pirelli“-t do të jenë të stampuara me ngjyrë të verdhë. Sa i përket fanellës së dytë, është dizenjuar me ngjyrë të bardhë dhe do të përbajë një shirit diagonal me ngjyrën e zezë dhe atë blu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *