Aventuara e Kristian Stelinit në krye të pankinës së Totenhemit ka zgjatur më pak se një muaj. Italiani u përzgjodh për të zëvendësuar Antonio Konten, por nuk mundi të bindë drejtuesit për të drejtuar një ekip me peshë në Premier Ligë.
Spërsat u mposhtën me rezultatin e thellë 6-1 nga Njukastëlli ditën e djeshme, çka dukej e paimagjinueshme nga tifozët dhe kupola drejtuese e klubit. Një turpërim i tillë nuk mund të kapërdihej lehtë në Londër, prandaj Totenhemi ka vendosur të shkarkojë nga detyra Stelinin. Vendin e tij do e zërë Rajan Mejson si një trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/