Samsunspor rikthehet në elitën e futbollit të Turqisë pas 11 vitesh. Në javën e 32-të të Ligës së Parë, ky klub mposhti 4-1 Keciorenguca dhe dy javë para fundit siguroi një vend në shoqërinë e më të mirëve.
Pjesa tjetër e rezultateve shkoi në favor të tyre dhe arbitri priste përfundimin e kësaj ndeshje për të nisur festën. Kur ai e bëri, pasoi kaos i plotë. Tifozët zbritën në fushë, të gjithë donin një fanellë, madje edhe këpucë futbolli nga lojtarët që janë heronjtë e klubit nga sot. /Sport Ekspres/