Rubin Hebaj ka shpërthyer me ekipin e ri. Sulmuesi shkodran ka realizuar 3 gola brenda 90 minutave. Ekipi i tij, Andijon, arriti të fitonte me shifrat 5-0 ndaj Metallurg.
Hebaj shënoi dy golat e para të takimit që hapën spektaklin. Gjithashtu sulmuesi i vuri vulën me golin e katërt në minutën e 82 duke i dhënë kështu fund historisë së këtij takimi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/