VIDEO/ Pamjet që janë tema e momentit në Serinë A, a u vodh dje nga arbitrat Juventusi kundër Napolit?

Juventusi humbi nga Napoli në Torino. Giacomo Raspadori realizoi për fitoren 1-0 të miqve në minutën e 93-të, por shumë tifozë të Zonjës së Vjetër besojnë se ata janë vjedhur në këtë ndeshje. Shkak për këtë është bërë skena nga minuta e 83-të e ndeshjes. Angel Di Maria shënoi pas një kundërsulmi, por gjyqtari Michael Fabbri e anuloi golin për shkak të një faulli në fillim të aksionit.

Fabbri rishikoi pamjet e situatës në nisje të aksionit. Ai vendosi të jepte një faull të shkaktuar nga Arkadiusz Milik dhe kjo situatë shkaktoi një polemikë të madhe. Tifozët e Juventusit nuk kanë asnjë dyshim. Ky ishte një vendim i gabuar dhe ata janë të bindur se ekipi i tyre është vjedhur në këtë ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *