“Vetëm një gabim i joni dhe ata shënuan“, Sedloski analizon ndeshjen me Tiranën: Nuk e deshi fati që të shënonim

Klasikja e futbollit shqiptar ka njohur sot fituesin. Tirana ka mposhtur Vllazninë në Shkodër dhe hedh një hap mjaft me vlerë në rrugën drejt titullit. Ndeshja ishte e lu.ftuar dhe u vendos nga një gol i shënuar nga Kristal Abazaj në minutë ne 43-të. Bardheblutë shkojnë në kuotën e 56 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit.

Ndërkohë në “Niko Dovana” Teuta ka dalë fituese në derbin me Erzenin. Durrsakët kanë fituar me rezultatin 2-0, duke marrë tre pikët pas një periudhe të gjatë pa fitore. Goli i parë mban firmën e Kallakut, që zhbllokoi shifrat në minutën e 64-t. Ndërkohë në të 77-n ishte Lorenco Villa ai që hipotekoi fitoren. Teuta del nga zona e ftohtë dhe barazon me pikë Erzenin. Këta të fundit vazhdojnë të humbasin terren në renditje. Nga dëshira për Europë, tashmë shijakasit mbërthehen nga paniku i mbijetesës, teksa gjenden vetëm 5 pikë larg vendit të 9. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Ti Bo Gol” në “Oversport“

Sedloski (Vllaznia): “Së pari dua të uroj Tiranën për fitoren. Ishte një ndeshje kërkuese. Vetëm një gabim i joni dhe ata na shënuan. Në pjesën e dytë bëmë një lojë krejtësisht ndryshe. I shtymë shumë mbrapa dhe patëm shumë shanse. Por fati nuk e deshi që të shënonim. Gjatë kësaj kohe, portieri im nuk pati punë. Ata kanë pritur gjatë gjithë pjesës së dytë në qendër, por çfarë të bëjmë, ky është futbolli. Unë i kam ndjekur, ata kanë luajtur gjithmonë kështu. Tirana është një rival i fortë, është në krye të tabelës. Nuk mund të kem hatërmbetje me lojtarët e mi. Të mërkurën kemi ndeshjen në Kupë, duhet ta përgatisim sa më mirë“.

Kapllani (Erzeni): “Gabimet janë të njëpasnjëshme. Janë gabime individuale Mendoj që e kishim studiuar mirë kundërshtarit, mendonim se i dinim pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Por vazhdojmë të bëjmë gabime të pafundme. Kemi kaluar shumë e shumë javë në momente të mira. Dihej që do vinte ai moment që do ishim në presion. Këtu duhet të dali në pah karakteri i skuadrës apo lojtarëve të caktuar. Mos të harrojmë që disa lojtarë na vijnë nga dëmtimet. Tani duhet të shtërngohemi mirë, sepse tani për ne ka filluar numërimi mbrapsht“.

Shehi (Tirana): “Në këtë fazë të kampionatit më interesojnë vetëm pikët. Nuk më interesojnë fare as loja e asgjë tjetër. Kemi problemet tona. Katër zëvendësimet tona ishin të katërta të detyruara. Abazaj duhet falenderuar që po luan me një kohë. Ne do të kërkojmë t’i marrim ndeshjet një nga një, për të mos menduar që tani për derbin. Më vjen mirë që e kemi bërë. Këtë fazë ëshë shumë i rëndësishëm përqendrimi, vlerësimi i situatave. I lëshojmë territorin kundërshtarit, por nuk kemi panik. Pavarësisht se i kemi dhënë 80% të territorit, rastin më të pastër e kemi pasur ne. Kemi bërë edhe ne lojë të bukur, por nuk kemi dalë fitimtarë në fillim të kampionatit. Unë të gjitë lojtarët e mi i konsiderojë lojtarë elitar. Janë lojtarë që duan të vendosin emrin e tyre në histori, nuk mendojnë për pagesat që janë sot për nesër“.

Martini (Teuta): “Ishte ndeshje shumë delikate. Ne na duheshin pikët. Kishim Erzenin tre pikë përpara. Jam i kënaqur për fitoren. Nuk i kemi merituar rezultatet në javën e fundit. Na ka munguar edhe pak fati. Nëse më thuhet për një lojë të bukur dhe barazim, preferoj një lojë të keqe dhe një fitore. Kemi mundur Erzenin, një kundërshtar direkt për lu.ftën ku jemi tani. Teuta çdo vit ka luajtur për të siguruar Europën. Ne nuk e kemi luksin të bëjmë rotacion. Çyrbja është bërë baba dje, ishte vendimi i djemve që ai të gjuante penalltinë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *