Klasikja e futbollit shqiptar ka njohur sot fituesin. Tirana ka mposhtur Vllazninë në Shkodër dhe hedh një hap mjaft me vlerë në rrugën drejt titullit. Ndeshja ishte e lu.ftuar dhe u vendos nga një gol i shënuar nga Kristal Abazaj në minutë ne 43-të. Bardheblutë shkojnë në kuotën e 56 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit.
Ndërkohë në “Niko Dovana” Teuta ka dalë fituese në derbin me Erzenin. Durrsakët kanë fituar me rezultatin 2-0, duke marrë tre pikët pas një periudhe të gjatë pa fitore. Goli i parë mban firmën e Kallakut, që zhbllokoi shifrat në minutën e 64-t. Ndërkohë në të 77-n ishte Lorenco Villa ai që hipotekoi fitoren. Teuta del nga zona e ftohtë dhe barazon me pikë Erzenin. Këta të fundit vazhdojnë të humbasin terren në renditje. Nga dëshira për Europë, tashmë shijakasit mbërthehen nga paniku i mbijetesës, teksa gjenden vetëm 5 pikë larg vendit të 9. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Ti Bo Gol” në “Oversport“
Martini (Teuta): “Ishte ndeshje shumë delikate. Ne na duheshin pikët. Kishim Erzenin tre pikë përpara. Jam i kënaqur për fitoren. Nuk i kemi merituar rezultatet në javën e fundit. Na ka munguar edhe pak fati. Nëse më thuhet për një lojë të bukur dhe barazim, preferoj një lojë të keqe dhe një fitore. Kemi mundur Erzenin, një kundërshtar direkt për lu.ftën ku jemi tani. Teuta çdo vit ka luajtur për të siguruar Europën. Ne nuk e kemi luksin të bëjmë rotacion. Çyrbja është bërë baba dje, ishte vendimi i djemve që ai të gjuante penalltinë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/